Deri më tani janë regjistruar gati 6 milionë të infektuar me koronavirus në të gjithë botën, sipas të dhënave nga Universiteti i Johns Hopkins. Numri i të vdekurve ka arritur në 359,000
Koreja e Jugut: Ka mbyllur qindra shkolla për të evituar shpërndarjen e koronavirusit, vetëm disa ditë pasi ato u rihapën për nxënësit. Shumica e rasteve të reja janë të regjistruara në Seul.
Brazil: Epiqendra e shpërthimit të koronavirusit në Amerikën Latine ku janë raportuar më së shumti raste. Vetëm gjatë 24 orëve janë regjistruar 26,400 të infektuar.
Libani: Vendi është duke pasur probleme për të gjobitur personat që nuk mbajnë maskë në vendet publike. Pasagjerët në transportet publike rrezikojnë të gjobiten rreth 16$ nëse nuk vendosin maskë.
Kroacia: Rihap kufijtë me 10 shtete: Austrinë, Gjermaninë, Republikën Çeke etj. Me qëllim të zhvillimit të turizmit.
SHBA: Amerikanët vazhdojnë të humbin vendin e punës, javën e kaluar janë regjistruar më shumë se dy milion të papunë. Deri më tani numri i të papunëve ka arritur në 40 milionë./arbresh.info/
Ndalohet “hajni” që vodhi 1 milion euro ari në Prishtinë, i ...
Trump: Nëse s’hapet Hormuzi, do t’i shkatërrojmë centralet i...
Kallëzim penal ndaj Onima, Gjesti: S’du as ma shumë as ma pa...
Rama: Do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në kryeqytet
Gjesti dorëzon kallëzim penal ndaj Onima për të drejtat e au...
Rama: Negociatat me BE-në, proces historik që transformon sh...