Shtetet e Bashkuara kanë krenaruar prej kohësh veten si feneri i ndritshëm i botës.
Por statusi aktual i tyre është shumë i errët, thotë CNN, duke iu referuar rasteve dhe jetëve të humbura prej koronavirusit. Më shumë se 125,000 persona kanë vdekur nga Covid-19 në SHBA, dhe mbi 2.5 milion amerikanë janë infektuar. Jeta e amerikanëve është tjetërsuar krejtësisht nga pandemia më e keqe e një shekulli.
Dhe ndërsa vendi po lufton të rihapet, rastet e Covid-19 janë rritur përsëri – këtë herë tek të rinjtë si dhe në shtetet që më parë kishin arritur ta shmangnin peshën e sëmundjes. CNN bën dhe një llogari të thjeshtë: sipas tij, nga koronavirusit kanë vdekur më shumë amerikanë sesa nga katër luftëra bashkë. Më shumë se 58,000 amerikanë vdiqën në Vietnam. Shkalla e vdekjes së koronavirusit amerikan është 2.2 herë më e lartë. Pothuajse 37,000 amerikanë vdiqën në Kore.
4.430 ndërruan jetë në Irak. 2,445 janë amerikanët e vdekur në .Më shumë amerikanë kanë vdekur gjithashtu nga koronavirusi në më pak se pesë muaj sesa në të gjithë Luftën e Parë Botërore, një konflikt që I mori jetën 116.500 ushtarëve./Express
Bajrami e falënderon Kurtin që ia besoi detyrën e Kryenegoci...
Nënshkruhet marrëveshja, synohen aktivitetet hulumtuese
Zbulohet se ku dhe kur do të martohet Dua Lipa
Ndryshime në diplomaci, riformatohet shërbimi i jashtëm, kus...
Kylian Mbappe jep shenja se kë e do si trajner të Real Madri...
Ministri Krasniqi: Oferta e Kurtit për LDK-në gjeneroze, zgj...