Më shumë se 2.000 persona që prej muajit të kaluar janë arrestuar në protestat kundër rritjes së çmimit të karburantit në Iran, tha sot guvernatori i Teheranit, Anoushirvan Mohseni-Bandpey, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Shumë prej protestuesve u morën në pyetje dhe disa u lanë të lirë, ndërsa ata që morën urdhra nga jashtë për të ndezur dhe irrituar rrugët dhe destabilizuar sigurinë dhe stabilitetin e njerëzve, mbeten në paraburgim dhe në marrje në pyetje”, tha Mohseni-Bandpey, raportoi agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Mehr.
Ai tha se 29 stacione karburanti u dogjën dhe 47 dyqane dhe mbi 140 banka u dëmtuan rëndë gjatë protestave.
Demonstratat shpërthyen në gjithë Iranin më 15 nëntor pasi qeveria vendosi racionimin e benzinës dhe rriti çmimet e karburantit me së paku 50 për qind.
Derisa autoritetet iraniane nuk kanë dhënë asnjë shifra nga protestat, Amnesty International ka thënë se të paktën 208 protestues janë vrarë gjatë demonstratave.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...