Më shumë se nëntëqind kamionë me ndihma humanitare hynë në Rripin e Gazës dje të hënën, një numër më i lartë se ai i vendosur në marrëveshjen e armëpushimit që ka hyrë në fuqi që nga e diela e djeshme, sipas shifrave të shpallura nga OKB.
“Ndihma humanitare vazhdon në Rripin e Gazës si pjesë e një rritjeje të planifikuar të ndihmës për të mbijetuarit. Sot, 915 kamionë kaluan në Gaza, sipas informacioneve që morëm nga autoritetet izraelite dhe garantuesit e marrëveshjes së armëpushimit (Katar, Egjipt, SHBA)”, tha Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA).
Të dielën, ditën e parë të zbatimit të marrëveshjes së armëpushimit, OKB-ja foli për hyrjen e 630 kamionëve, 300 prej të cilëve ishin të destinuar për në pjesën veriore të Rripit të Gazës, pasi më shumë se 2 milionë banorët e enklavës së vogël palestineze janë duke u përballur me një situatë katastrofike humanitare.
OKB-ja është ankuar prej muajsh për pengesat për hyrjen dhe shpërndarjen e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, pas më shumë se 15 muajsh luftë midis ushtrisë izraelite dhe Hamasit.
Faza e parë e marrëveshjes 42-ditore të armëpushimit kërkon një shpërndarje masive ndihme në enklavën bregdetare të rrethuar, duke lejuar hyrjen e 600 kamionëve në ditë./abcnews.al
Opozitarja bjelloruse merr shembullin e Kosovës për liri e p...
Censusi dimëror, rritet numri i shpendëve emigratorë në liqe...
Pas vizitës në Vlorë, Ivanka Trump mbërrin në Tiranë
BE-ja diskuton për Grenlandën dhe raportet tregtare me SHBA-...
Nis takimi Kosovë–Serbi për jetësimin e komisionit për të pa...
Drejtoria e Arsimit në Prishtinë: Ligjërata mbi Gjykatën Spe...