Pas shpërthimeve që kanë tronditur Dortmundin, nesër do të zhvillohet ndeshja mes Borussia Dortmund dhe Monacos, në ora 18:45.
Një tifoz i Borussia Dortmundit, shqiptar që jeton në Gjermani, ka bërë të ditur për KosovaPress, se policia gjermane ka vazhduar t’i mbajë në stadium shikuesit që kishin shkuar ta përcillnin lojën, për shkak të sigurisë.
Një thirrje e tillë ishte bërë edhe nga klubi gjermane për tifozët në stadium, që të rrinë të qetë dhe të presin vendimin e tyre për t’u larguar nga stadiumi.
Ndryshe, ndeshja mes Borussia Dortmundit dhe Monacos është anuluar pasi rrugës për stadium afër autobusit të skuadrës kanë ndodhur tri shpërthime.
Nga këto shpërthime është lënduar Marc Bartra, i cili është dërguar në spital, kurse lojtarët tjerë kanë marrë lëndime të vogla dhe sipërfaqësore nga xhamat e thyer./Arbresh.info/
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje