Google ADS

McCarthy: Kemi me mijëra dokumente se armenët kanë bërë gjenocid

14:44 | 2 Mars 2015
Arbresh Info

Historiani amerikan, prof. Justin McCarthy, ka nxjerrë në dritë të dhëna tronditëse në lidhje me ngjarjet e 1915-s. “Kemi në dorë me mijëra dokumente, që tregojnë se armenët kanë bërë gjenocid”, deklaroi McCarthy, pjesëmarrës në një konferencë në Kanada.

Federata e Shoqatave Turke në Kanada organizoi në ambientet e Universitetit të Torontos konferencën me temë “100-vjetori i Tragjedisë Njerëzore në Anadollin Lindor”.

Pjesëmarrës në këtë konferencë ishte dhe historiani i famshëm, Justin McCarthy, profesor i Universitetit “Louisville” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kemi në dorë me mijëra, por me të vërtetë me mijëra dokumente. Këto tregojnë se nuk janë turqit ata, që kanë bërë gjenocid, por armenët”, tha prof. McCarthy gjatë kumtesës së tij në konferencë, në lidhje me ngjarjet e vitit 1915.

Ai theksoi se armenët Dashnakë (Federata Revolucionare Armene), të cilët organizuan kryengritjen e mbështetur nga Rusia për të formuar shtet, kanë pushtuar shumë qytete në lindje të Perandorisë Osmane.

Prof. McCarthy sqaroi se armenët kanë bërë gjenocid gjatë pushtimit të Vanit, madje kanë vrarë edhe valinjtë (guvernatorët) e Anadollit Lindor.

Duke vënë në pah se Perandoria Osmane ka bërë vetëm zhvendosje të popullatës armene si kundërpërgjigje ndaj këtyre ngjarjeve, prof. McCarthy tërheq vëmendjen se Armenia nuk pranon hapjen e arkivave.

“Të hapura janë arkivat otomane dhe jo ato armene. Vrasjet e njerëzve me njëri-tjetrin historia i përkufizon si luftë. Kështu dhe ngjarjet, që ndodhën atje në vitin 1915, nuk janë gjenocid, por luftë”, u shpreh historiani amerikan, Justin McCarthy./trt.net.tr/

 

Shpërndaje në rrjete sociale