Një grua është mbytur në Liqenin e Gjenevës pasi barka me të cilën po lundronte u përmbyt për shkak të goditjes nga stuhia. Lajmin e bëri të ditur policia zvicerane.
Një burrë që ndodhej në të njëjtën barkë me gruan e mbytur arriti të notonte dhe më vonë i hodhi dy fishekzjarrë nga një barkë tjetër për të kërkuar ndihmë shkruan Gazeta Express.
Burri i tha policisë se gruaja ishte duke kaluar transit nëpër Gjenevë dhe se stuhia i kishte zënë në befasi. Policia dhe shërbimet e emergjencës shkuan me shpejtësi në vendin e ngjarjes. Më vonë, zhytësit e nxorën trupin e gruas nga liqeni.
Viktima, përkatësia etnike e së cilës mbetet e panjohur, u dërgua në spital të Gjenevës, ku mjekët e konstatuan vdekjen e saj.
Stuhia shkaktoi dëme material edhe në rajonin francez, Haute-Savoie, ku një turist 51-vjeçar gjerman mbeti i vdekur pasi u godit nga një dru që u rrëzua.
Reshjet e mëdha të shiut dhe erërat e fuqishme i dëmtuan shumë barka që po merrnin pjesë në një garë, por asnjë person nuk u lëndua.
Sipas institutit kombëtar të meteorologjisë, Zvicra është goditur nga erërat me shpejtësi deri në 110 kilometra në orë, shkruan “The Guardian”.
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...