Të paktën gjashtë persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë shpëtuar pasi një nëndetëse turistike u fundos në Detin e Kuq në brigjet e Egjiptit.
NBC News raporton se katër shtetas rusë ishin në mesin e atyre që vdiqën pasi anija u mbyt pranë Hurghadës. Nëndetësja, e quajtur Sinbad, mbante 45 pasagjerë, përfshirë fëmijë.
Ambasada ruse në Kajro i tha NBC: ” Më 27 mars, rreth orës 10:00, batiskafi Sindbad, në pronësi të hotelit me të njëjtin emër, u mbyt 1 km larg bregut. Përveç ekuipazhit, në bord kishte 45 turistë, përfshirë të mitur. Shumica e atyre që ishin në bord u shpëtuan dhe u dërguan në spital në Hussrgshada .”
Grupi kishte paguar për një udhëtim detar në shkëmbinjtë koralorë në Hurghada, sipas raporteve të mediave lokale. Nëndetësja u nis nga një prej plazheve në zonën e shëtitores turistike, thanë zyrtarët egjiptianë për Associated Press.
Shërbimet e sigurisë dhe emergjencave iu përgjigjën incidentit, duke përfshirë 21 ambulanca, raportoi gazeta egjiptiane Al-Masry Al-Youm.
Nëndetësja kishte disa vite që kryente udhëtime turistike në këtë zonë. Hurghada është një qytet turistik që shtrihet rreth 25 milje përgjatë bregut të Detit të Kuq të Egjiptit./A2cnn
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...