Në qytetin e Kërçit në Krime mëngjesin e 6 dhjetorit janë dëgjuar shpërthime dhe ura, që lidh gadishullin e pushtuar nga Moska me Rusinë, është mbyllur për qarkullim, raportuan kanalet lokale në Telegram.
Sipas kanalit, Krymskiy Veter, shpërthime janë dëgjuar në zonën e kantierit detar, Zaliv.
Shpërthimet e para u raportuan në orën 07:00, sipas kohës lokale, thanë dëshmitarët për Radion Evropa e Lirë.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se rajoni i Kërçit është cak i sulmeve ajrore dhe me dronë që po kryhen nga Ukraina.
Kjo ministri tha se forcat ruse kanë rrëzuar një dron dhe kanë fundosur dy dronë detarë. Ukraina nuk ka komentuar për këto pretendime ruse.
Sulmet në Krime ndodhin vazhdimisht, veçmas pranë urës.
Një shpërthim i fuqishëm në tetor të vitit 2022 që goditi urën, shkaktoi kolapsimin e një segmenti të rrugës dhe shkaktoi zjarr në një segment të urës.
Sipas të dhënave ruse, tre persona vdiqën gjatë atij incidenti.
Rusia ka aneksuar paligjshëm Gadishullin ukrainas të Krimesë më 2014 dhe në shkurt të vitit 2022 nisi pushimin në shkallë të plotë të Ukrainës.
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
Çeku prezanton planin 10-vjeçar për zhvillimin e Çarshisë së...
Numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike shkon në 45%, ...
Tragjedi në Maqedoni: Ndërron jetë 2-vjeçari që u godit me p...
Pejë: Dorëzohet në polici i dyshuari për plagosjen e 22 dhje...
Hetuesja policore në Suedi mori pushim mjekësor, por u zbulu...