Mbreti i Arabisë Saudite, Salman ka urdhëruar një depozitë prej dy miliardë dollarësh që transferohet në Bankën Qendrore të Jemenit, për të ndihmuar valutën e dobët të Jemenit, raporton Reuters.
Masa erdhi një ditë pasi kryeministri i Jemenit lëshoi një lutje publike për fonde për të përkrahur rialin dhe për të ndihmuar në largimin e urisë në vendin e shkatërruar nga lufta, transmeton portali arbresh.info
“Nuk është një hua, është një depozitë dhe qeveria e ligjshme e Jemenit nuk do të duhet ta paguajë atë”, tha një burim i afërt me qeverinë saudite.
Riali i Jemenit ka humbur më shumë se gjysmën e vlerës së tij kundrejt dollarit amerikan dhe çmimet e larta kanë vënë disa mallra bazë jashtë arritjes për shumë jemenas./Arbresh.info/
Vrasja e 2023-ës në Dragodan, ekspertja thotë se veprimet e ...
“Në këto momente është pak negativiteti në kokë, por t...
Shtëpia e Bardhë: Lufta po shkon ‘me sukses dhe sipas ...
Babai Ervis Martinajt paraqitet në Gjykatë: Djali im u vra n...
“Jemi të mërzitur por ka lojtarë që thonë trajner jam ...
Peja emëron në krye të shtabit teknik ish-trajnerin e Prisht...