Mbreti Salman bin Abdulaziz i Arabisë Saudite është shtruar në spital për disa ekzaminime mjekësore, njoftoi media shtetërore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë zyrtare të Arabisë Saudite SPA, mbreti 86-vjeçar është dërguar në Spitalin Special “Mbreti Faisal” në Xhedah.
Agjencia raportoi se mbreti Salman është shtruar në spital për disa ekzaminime mjekësore, por nuk dha detaje të mëtejshme.
Mbreti Salman ishte shtruar në spital më 20 korrik 2020 për t’iu nënshtruar disa kontrolleve mjekësore dhe pati një operacion të suksesshëm të fshikëzës së tëmthit tri ditë më vonë.
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...