Mbreti Karl i Tretë mbajti një fjalim historik para parlamentit italian, ku foli për luftën në Ukrainë dhe lidhjet e forta mes dy vendeve.
Ky ishte fjalimi i parë një monarku britanik para parlamentit italian. Mbreti Karl ndodhet ne Itali për një vizite zyrtare, i shoqëruar edhe nga mbretëresha Camilla.
Gjatë fjalimit monarku përgëzoi qëndrimin e Italisë krah Ukrainës dhe tha se paqja nuk duhet marrë kurrë si e mirëqenë.
“Paqja nuk duhet marrë kurrë, nuk duhet marrë kurrë si e mirëqenë. Britania dhe Italia qëndrojnë sot të bashkuara në mbrojtje të vlerave demokratike që ndajmë.
Vendet tona kanë qëndruar pranë Ukrainës në orën e saj të nevojës dhe kanë mirëpritur mijëra ukrainas që kanë nevojë për strehim.”, është shprehur Mbreti Charles III
Ai vuri në dukje lidhjet e mbrojtjes midis Italisë dhe Britanisë së Madhe, përmes NATO-s dhe një projekti për të zhvilluar një avion të ri luftarak me Japoninë. Mbreti trajtoi edhe një çështje që ai e ndjek vazhdimisht. Ai bëri thirrje për të punuar së bashku në mbrojtjen e planetit.
Monarku theksoi se si Britania, ashtu edhe Italia po shohin tashmë efektet e dëmshme të ndryshimeve klimatike, pasi janë përballur vazhdimisht me thatësira dhe përmbytje shkatërruese.
Gjate vizites ne Itali mbreti dhe mbretëresha u takuan me Papa Françeskun ne Vatikan. Kreu i Selisë se Shenjtë i uroi sherim te shpejte monarkut dhe uroi çiftin mbretëror per 20 vjetorin e marteses./Oranews/
Dy të plagosurat në Majac të Podujevës në rrezik për jetë
Tragjedia në Podujevë: Një i vrarë dhe dy të plagosura
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kërkojnë respektim të gjuh...
Bilanci paraprak i dhunës në protestë, 4 efektivë policie të...
Prokuroria konfirmon vrasjen e një personi në Majac të Poduj...
“Mervan Bejtullahu në skenë sërish për Dukagjinin”, Prishtin...