Të gjithë udhëtarët ndërkombëtarë që mbërrijnë në Angli do të duhet të paraqesin një test negativ mbi COVID-19 deri në 72 orë para nisjes, bëri të ditur sot qeveria britanike.
Ata që nuk arrijnë të prodhojnë një rezultat testimi gjatë mbërritjes, përfshirë qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar, do të duhet të paguajnë një gjobë prej 500 £ (678 dollarë).
Të gjithë udhëtarët do të jenë të detyruar të plotësojnë një formular për gjetjen e pasagjerëve, ndërsa ata që mbërrijnë nga vendet që nuk janë në listën e korridoreve të udhëtimit të qeverisë do të duhet të izolohen për 10 ditë.
“Veprimi vendimtar i sotëm (8 janar 2021) është si përgjigje e ndryshimeve që shihen në transmetimin e virusit si në vend ashtu edhe në të gjithë globin”, theksohet në një deklaratë të qeverisë së Britanisë.
Grant Shapps, sekretari i transportit në Mbretërinë e Bashkuar, tha se masa të konsiderueshme tashmë janë të vendosur për të parandaluar rastet e importuara, por “masa të tjera paraprake” ishin të nevojshme për shkak të “varianteve të reja të virusit që zhvillohen në nivel ndërkombëtar”.
Rritja e rasteve pozitive në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar arriti në 400 mijë brenda javës së fundit, sipas të dhënave zyrtare.
Rritja e shpejtë erdhi pasi zyrtarët britanikë të shëndetësisë raportuan një variant të ri të virusit në dhjetor.
Në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, numri i njerëzve që vdiqën brenda 28 ditëve nga testi i tyre i parë pozitiv COVID-19 tani është më shumë se 78.500, tregojnë shifrat e fundit./AA/
Osmani: Ftoj deputetët që nesër të caktojnë seancën e re
Gjermania drejt kufizimit të pijeve energjike për të miturit
Kosovari arrestohet nga policia zvicerane, kërcënoi me vdekj...
Rama bën homazhe për Bajram Kelmendin
Regjistrohet tërmet në Maqedoni, epiqendra ishte në Greqi
Kosova nesër mëson rivalët e kualifikimeve për EURO 2028