Mbretëria e Bashkuar konfirmon se numri i vdekjeve nga koronavirusi është rritur në 29.427, duke tejkaluar kësëhti Italinë dhe duke u bërë vendi më i prekur nga koronavirusi në Evropë
Mbretëria e Bashkuar është bërë shteti me numrin më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Evropë, pasi kjo shifër u rrit në 29.427, transmeton arbresh.info.
Sekretari i jashtëm britanik, Dominic Raab, njoftoi se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 693 persona.
Me këtë, Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar numër më të lartë të vdekjeve se Italia, e cila për një kohë të gjatë ishte epiqendra e përhapjes së koronavirusit në Evropë. Në Itali, sipas të dhënave të fundit, nga COVID-19 kanë vdekur gjithsej 29.315 pacientë.
Sipas numrit të viktimave nga koronavirusi, Mbretëria e Bashkuar tani është shteti i dytë në botë pas SHBA-së.
Numri i të infektuarve me COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar është rritur në 194.990, me 4.406 raste të reja.
Në vend janë bërë gjithsej 1.383.842 teste, prej të cilave 84.806 në 24 orët e fundit.
Sekretari Raab tha se lufta kundër pandemisë nuk do të jetë e lehtë në periudhën e ardhshme.
Vendi më 23 mars kufizoi daljen e qytetarëve në rrugë dhe mbylli bizneset, me përjashtim të marketeve dhe farmacive. Pas 16 prillit, masat u zgjatën për tre javë të tjera, ndërsa më 7 maj, qeveria pritet të rishikojë kufizimet dhe të publikojë një udhërrëfyes për të normalizuar vendin./arbresh.info/AA
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...
Paralajmërime për mot të ftohtë dhe erëra të forta në Britan...
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...
Sy më sy, Labi dhe Fjolla përplasen ashpër