Luftimet për qytetin e Bahkmut vazhdojnë, ku rusët herë pas here avancojnë ndërsa rezistenca e Ukrainës ka penguar rënien e qytetit.
Në mes të plumbave dhe raketave dhjetëra civilë refuzojnë të largohen nga shtëpitë e tyre.
Presidenti Zelensky kërkon Perëndimit më shumë armë.
“Nëse dorëzimi i armëve përshpejtohet, përkatësisht armët me rreze të gjatë, ne jo vetëm që nuk do të tërhiqemi nga Bahkmuti, por do të fillojmë të çlirojmë Donbasin, i cili është i pushtuar që nga viti 2014”, u shpreh Zelensky.
Gjermania ka miratuar dërgesën e tankeve Leopard-1, të cilat do të dërgohen kur të rinovohen.
Der Spiegel pretendon se ngarkesa e parë do të jetë 29 tanke. Nga ana e saj, Ukraina ka hapur hetimin për krime lufte kundër Yevgeny Prigozhin, themeluesit dhe komandantit të grupit Ëagner.
Largimi fundit i një ish-oficeri të grupit në Norvegji po ndihmon disa vende të mbledhin informacione rreth grupit famëkeq./euronews
Policia pritë si në filma, bllokon makinën e kuqe me 10 kg k...
La Liga shkruan për Muriqin: Lojtari i parë i Mallorcas që s...
67 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, Policia shqipton m...
Begaj nis vizitë shtetërore në Jordani
U godit nga i biri me sëpatë, QKUK-ja jep detaje për gjendje...
Rrëzohet helikopteri në Rusi, tre të vdekur