Turqia raportoi 5.103 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 3.019 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri i përgjithshëm i rasteve në vend tani qëndron në 435.273, ndërsa numri i të shëruarve në 353.663, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.
Numri i të vdekurve nga virusi arriti në 12.084, me 141 viktima të reja.
Ndërkaq, pothuajse 157 mijë teste të tjera janë kryer gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në pothuajse 17 milionë.
Shifrat gjithashtu treguan se numri i pacientëve në gjendje kritike tani qëndron në 3.990, ndërsa 3,8 për qind vuajnë nga pneumonia.
Duke theksuar se qeveria duhej të zbatonte masa të reja për të ndaluar përhapjen e virusit, ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, në një postim në Twitter tha se “lufta kundër virusit do të ishte më e lehtë nëse ndjekim masat së bashku dhe vendosim kufizime mbi vetveten”.
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...