Mbi 400 persona të infektuar me variantin e ri të COVID-19 në SHBA

Healthcare workers collect a test sample from a motorist at a drive-through coronavirus (Covid-19) testing center at M.T.O. Shahmaghsoudi School of Islamic Sufism on September 29, 2020 in Los Angeles, California. (Photo by Robyn Beck / AFP) (Photo by ROBYN BECK/AFP via Getty Images)

10:15 | 30 Janar 2021
A Z

434 persona janë të infektuar me variantin e ri të COVID-19 në 30 shtete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas Qendres për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Totali aktual përfshin 125 raste në Florida, 113 në California, 42 në New York dhe 22 në Michigan. Pjesa tjetër kanë më pak se 20 raste të njohura secila, transmeton Klan Kosova

Varianti – i cili njihet si B.1.1.7 dhe duket se përhapet më lehtë – është gjetur gjithashtu në të paktën 70 vende të botës, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Përveç kësaj, Karolina e Jugut raportoi dy rastet e para në SHBA të një lloji tjetër të parë për herë të parë në Afrikën e Jugut, i cili quhet B.1.351 dhe është gjetur në më shumë se 30 vende të tjera.

Zyrtarët shëndetësorë të Minesotës kanë raportuar gjithashtu një rast të llojit P.1 të lidhur së pari me Brazilin, i cili është zbuluar në të paktën tetë vende.

CDC thotë se kjo nuk përfaqëson numrin e përgjithshëm të rasteve të tilla që qarkullojnë në SHBA, por përkundrazi vetëm ato që janë gjetur duke analizuar mostrat pozitive.

Agjencia paralajmëron që numrat e saj mund të mos përputhen menjëherë me ato të departamenteve shëndetësore shtetërore dhe lokale.