Një zyrtare ukrainase pretendoi të enjten se 402,000 ukrainas janë marrë në Rusi kundër vullnetit të tyre.
Ombudspersoni ukrainas Lyudmyla Denisova tha se Ukraina ka frikë se disa nga civilët, ku përfshihen 84,000 fëmijë, do të përdoren si “peng” në luftën njëmujore midis dy vendeve, raportoi Associated Press, transmeton portal arbresh.info
Moska ka ofruar një numër të ngjajshëm, por tha se civilët kanë shkuar në Rusi vullnetarisht.
Kjo vjen pasi këshilli i qytetit të Mariupol, Ukrainë, tha të shtunën se disa mijëra banorë të qytetit ishin marrë me forcë në Rusi.
“Ajo që po ndodh sot në Mariupol është e njohur për brezin e vjetër, të cilët përjetuan Luftën e Dytë Botërore, kur nazistët i morrën njerëzit me forcë”, tha kryetari i bashkisë së Mariupolit, Vadym Boichenko.
Më herët të enjten, Kombet e Bashkuara miratuan një rezolutë që fajëson plotësisht Rusinë për konfliktin, i cili filloi me pushtimin rus më 24 shkurt.
Bjellorusia, Siria, Koreja e Veriut, Rusia dhe Eritrea kundërshtuan rezolutën, ndërsa 38 vende abstenuan nga votimi, përfshirë Kinën.
Rezoluta thotë se Rusia po bën një luftë “në një shkallë të lartë, të cilën Europa nuk e ka parë në dekada”./arbresh.info/
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1