Me 944 vdekje të raportuara në 24 orët e fundit, numri zyrtar i vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Gjermani arriti në 35.518, bëri të ditur agjencia e kontrollit të sëmundjeve të këtij vendi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Instituti Robert Koch (RKI) konfirmoi 11.897 raste të koronavirusit në 24 orët e fundit, nga 9.847 të regjistruar të hënën.
Por instituti tha se shifrat e fundit mbi rastet e reja duhet të interpretohen me kujdes për shkak të raportimit të vonuar gjatë periudhës së festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.
“Nëse numri i infeksioneve në të vërtetë po zvogëlohet do të bëhet e qartë vetëm gjatë ditëve të ardhshme”, vunë në dukje ekspertët e RKI-së.
Deri të hënën, 5.744 pacientë të sëmurë rëndë me koronavirus po merrnin trajtim në njësitë e kujdesit intensiv, me 3.211 prej tyre në ventilator.
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër