Më shumë se 30,000 vdekje në Shtetet e Bashkuara në një vit të vetëm mund të jenë shkaktuar nga ndotja e ajrit, sipas një studimi të botuar të martën.
Këto vdekje erdhën edhe kur thuajse çdo qark në Shtetet e Bashkuara mbeti brenda standardeve federale të cilësisë së ajrit.
Kjo sugjeron se janë të nevojshme rregulla më të rrepta për të mbrojtur shëndetin e njeriut, thonë studiuesit.
“Mendoj se përfundimi i madh është se ulja e kufijve të ndotjes së ajrit mund të vonojë në SHBA dhjetëra mijëra vdekje çdo vit”, tha Majid Ezzati, autori kryesor i studimit dhe profesor i shëndetit global mjedisor në Kolegjin Imperial në Londër.
Hulumtimi, i botuar sot në revistën PLOS Medicine, analizoi numrin e vdekjeve për vitin 2015, viti më i fundit për të cilin ishin të disponueshme të dhëna.
Hulumtuesit analizuan trendet e cilësisë së ajrit që nga viti 1999 në mbi 750 stacione monitorimi në të gjithë Shtetet e Bashkuara.
Ata specifikisht analizuan copëzat e grimcave të vogla, të ndjeshme, që mund të hyjnë në gjak.
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...