Në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 3 milionë numri i personave që janë shëruar pas diagnostikimit me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton arbresh.info.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, deri më tani betejën me COVID-19 kanë arritur ta fitojnë 3.066.698 persona.
Vendet me numrin më të lartë të të shëruarve janë SHBA (645.974), Brazili (253.570), Rusia (186.985), Gjermania (166.400), Italia (160.092), Turqia (129.921), Irani (123.077), India (100.303), Kili (86.173) dhe Kina (78.314).
COVID-19 i cili për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës, u përhap në mbarë botën duke u shndërruar në pandemi. Në të gjithë botën, nga COVID-19 kanë humbur jetën 382.479 persona ndërkohë shifra e rasteve ka arritur në 6.452.391./arbresh.info/AA/
Vijon puna për lirimin e hapësirave publike të zaptuara, Ram...
Kurti pret ambasadorin Dietz, thellohet bashkëpunimi Kosovë–...
Irani mohon bisedimet me SHBA-në
Osmani kujton Madeleine Albright: Kosova do ta kujtojë me mi...
Trepça rinovon kontratën me trajnerin Adis Beciargic
“Na pret një kundërshtar i vështirë dhe kërkues”...