Më shumë se 3 mijë persona kanë humbur jetën duke u përpjekur të arrijnë në Spanjë përmes detit gjatë vitit të kaluar, një rënie e ndjeshme krahasuar me 12 muajt e mëparshëm.
Megjithatë, aktivistët paralajmërojnë se ky ulje pasqyron kontroll më të rreptë kufitar, i cili ka detyruar emigrantët të ndjekin rrugë gjithnjë e më të rrezikshme.
Sipas një raporti të ri të organizatës joqeveritare Caminando Fronteras, 3 mijë e 90 persona u mbytën midis janarit dhe 15 dhjetorit 2025, përfshirë 192 gra dhe 437 fëmijë. Ky numër është dukshëm më i ulët krahasuar me 10 mijë e 457 viktimat e vitit të kaluar.
Helena Maleno, koordinatore e kërkimeve në NGO, tha se edhe pse numri i fataliteteve ka rënë, ka pasur një rritje të anijeve të fundosura në 303, ndërsa deri në 70 anije kanë zhdukur pa asnjë gjurmë.
“Ky është rezultat i rritjes së numrit të nisjeve në rrugën e rrezikshme nga Algjeria drejt Ishujve Balearikë”, tha Maleno. “Këto anije zakonisht mbajnë rreth 30 persona, ndërsa ato në rrugën e Atlantikut drejt Ishujve Kanarie mund të kenë deri në 300 persona.”
Sipas ministrit të Brendshëm të Spanjës, deri më 15 dhjetor, 35 mijë e 935 emigrantë të parregullt arritën në Spanjë përmes detit dhe tokës, krahasuar me 60 mi mijë e 311 persona gjatë të njëjtës periudhë në 2024.
Shumë nga kjo ulje i atribuohet forcimit të kontrollit kufitar, sidomos në Mauritani, një pikë kryesore nisjeje për emigrantët që tentojnë të arrijnë Spanjën. Në 2024, ky shtet i Afrikës së Veriut nënshkroi një partneritet të ri migracioni me Bashkimin Evropian, në këmbim të 210 milionë eurove fonde.
Një raport i fundit i Human Rights Watch akuzoi autoritetet mauritane për abuzime sistematike ndaj emigrantëve kryesisht afrikanë, përfshirë përdhunime dhe tortura, akuza që qeveria mauritane i mohon.
Raporti i Caminando Fronteras nënvizon se rruga e Atlantikut nga Afrika e Veriut drejt Ishujve Kanarie, që mund të zgjasë deri në 12 ditë, mbetet më vdekshmja, me 1 mijë e 906 viktima gjatë këtij viti. Rruga gjithnjë e më e popullarizuar nga Algjeria drejt Ishujve Balearikë ka shkaktuar vdekjen e 1 mijë e 37 emigrantëve. Raporti gjithashtu përmend shfaqjen e një rruge të re nga Guinea drejt Kanaries, me një distancë prej 2 mijë e 200 km.
Maleno përshkroi një politikë të “nekropolitikës” të nxitur nga partitë e ekstremit të djathtë, duke thënë se “persekutimi dhe gjuetia ndaj emigrantëve ka një ndikim të madh në të drejtat e njeriut në Evropë”.
“Përgjigja institucionale ndaj tragjedive në det mbetet qartësisht e pamjaftueshme”, përfundon raporti. “Edhe pse ka pasur bashkëpunim ndërmjet vendeve në disa raste, ende ka vonesa shqetësuese në mobilizimin e misioneve shpëtimi, mungesë të burimeve adekuate dhe vullnet politik të kufizuar për të mbrojtur jetën.”
Të 3 mijë e 90 viktimat vijnë nga 30 vende, kryesisht nga Afrika Perëndimore dhe Veriore, por edhe nga Pakistani, Siria, Jemeni, Sudani, Iraku dhe Egjipti./tvklan.al
18 raste me fruth në Shqipëri, përgjatë vitit 2025
Tifogrupi “Shvercerat” lëshon ultimatum për pronarin e Shkup...
Rama dhe Pajaziti diskutojnë bashkëpunimin mes Prishtinës dh...
Trump: Do diskutoj me Netanyahun për vendosje të trupave tur...
Italia konfirmon ndihmën ushtarake për Kievin edhe në 2026
Përpjekjet e Izraelit për të destabilizuar rajonin po rriten...