Këtë vit në Korenë e Jugut 28 persona kanë humbur jetën nga i nxehti ekstrem, njoftoi Agjencia Koreane e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve (KDCA).
KDCA njoftoi se nga 20 maji e deri më tani janë regjistruar 3.019 raste me probleme shëndetësore të lidhura me temperaturat e larta.
Sipas agjencisë, nga nxehti ekstrem këtë vit deri më tani kanë humbur jetën 28 persona.
Nga ana tjetër, në deklaratën e bërë nga Administrata Meteorologjike e Koresë së Jugut, paralajmërohet se vala e të nxehtit mund të vazhdojë deri në fillim të shtatorit.
Administrata njoftoi më 24 qershor se u thye rekordi i temperaturës duke e regjistruar muajin qershor si “qershori më i nxehtë”, i cili ishte regjistruar më parë në vitin 2018.
Në deklaratë thuhet se është dhënë alarm në 92 rajone në gjithë vendin, përfshirë kryeqytetin Seul, për shkak të të nxehtit ekstrem./abcnews.al
Faza përmbyllëse e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së nis të ...
Rihapja e Tik-Tok, Rama: Nuk ishte dorëzim, janë vendosur me...
19-vjeçarja Lara Colturi shkruan histori në sportet dimërore...
Vetplagoset me armë zjarri një person në Drenas
Policia e Kosovës: 68 aksidente në autostrada gjatë muajit j...
Gazeta spanjolle e bindur: Reali është penduar që e ka huazu...