Zyrtarët thonë se me shumë se 100 njerëz janë zhdukur, pasi shiu i dendur shkaktoi vërshime shkatërruese në shtetin verior indian, Uttarakhand.
Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar në distriktin Uttarkashi, pasi një valë gjigante e ujit rrodhi poshtë maleve drejt fshatit Dharali të martën, duke vërshuar rrugë e ndërtesa, raporton televizioni BBC.
Disa ekipe të ushtrisë ndodhen në Dharali nga e marta, por forca të tjera të reagimit ndaj katastrofave dhe zyrtarë të distriktit nuk kanë arritur që të shkojnë në zonë për shkak të rrugëve të dëmtuara dhe shiut të dendur.
Në raportimet e mediave lokale thuhet se katër njerëz kanë vdekur, por zyrtarët i thanë BBC-së se ende nuk kanë nxjerrë ndonjë trup.
Rreth 130 njerëz janë shpëtuar deri më tani në Uttarkashi, tha kryeministri rajonal në Uttarakhand, Pushkar Singh Dhami, para gazetarëve të mërkurën në mëngjes.
Zyrtarët thanë se të paktën dhjetë ushtarë që ishin të stacionuar në fshatin Harsil gjithashtu janë zhdukur.
Begaj pas paralajmërimit për kërcënime: Institucionet e sigu...
“Keqtrajtohet nga gruaja e tij”, reagon Macron pas deklarata...
Rudolph: Do të vazhdojmë të mbështesim FSK-në dhe Kosovën dr...
Kusari-Lila: Vetëm sot 206 kërkesa për verifikim të njehsorë...
Kurti nuk i do zgjedhjet: Nuk kemi nevojë për bllokada e kle...
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend