Situata mes Rusisë dhe Ukrainës çdo moment është duke u bërë edhe rrezikshme.
Sipas “Reuters”, një karvan ushtarak me mbi 100 kamionë me ushtarë ia ka mësy kufirit të Ukrainës afër rajonit rë Belgorod në Rusi.
Parlamenti i Rusisë, gjatë ditës së sotme, ka aprovuar kërkesën e presidentin Vladimir Putin, për t’i lejuar trupat ushtarak të dalin jashtë shtetit të tyre, me mision e ashtuquajtur “paqeruajtës” në rajone të Ukrainës Lindore.
Putin u konfirmoi gazetarëve se Rusia kishte njohur “kufijtë” e zgjeruar të dy zonave të kontrolluara nga separatistët në Ukrainën lindore .
“Ne i kemi njohur ‘shtetet’. “Kjo do të thotë se ne kemi njohur të gjitha dokumentet e tyre themelore, përfshirë Kushtetutën,” u citua të ketë thënë Putin nga mediat ruse.
Ndërsa para pak çasteve, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ishte në një konferencë për media, ku edhe shpalli disa sanksione në drejtim të Rusisë dhe poashtu duke thënë se kjo është vetëm fillimi. / arbresh.info/
Fier: U fut për të vjedhur, hajni gjendet i vdekur brenda sh...
Serbia promovon kriminelët e luftës – reagon OVL e UÇK-së: H...
Selin: E kam ëndërr që të dal fituese e Big Brother
Policia shqipton mbi dy mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve t...
Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revi...
MPB konfirmon rastin për tentim të djegies së një sinagoge n...