Më shumë se 1,000 fëmijë janë sëmurë nga dreka falas në një shkollë në Indonezi këtë javë, sipas autoriteteve. Kjo është ndodhia e fundit në një seri ngjarjesh masive helmimi nga ushqimi të lidhura me programin multi-miliardë dollarësh të ushqimeve të presidentit Prabowo Subianto.
Yuyun Sarihotima, kreu i Qendrës Shëndetësore Komunitare “Cipongkor”, i tha BBC-së se numri i përgjithshëm i të helmuarve të regjistruar midis të hënës dhe të mërkurës ka arritur në 1,258.
Kjo vjen pas helmimit të 800 studentëve javën e kaluar në provincat West Java and Central Sulawesi.
Presidenti Prabowo e ka bërë programin e ushqimeve, i cili synon t’u ofrojë dreka falas 80 milionë nxënësve të shkollës, kjo si një shenjë të udhëheqjes së tij.
Por një valë incidentesh masive helmimi nga ushqimi i ka shtyrë organizatat joqeveritare të kërkojnë nga autoritetet të pezullojnë programin për shkak të shqetësimeve shëndetësore.
Në rastet e mëparshme të helmimit nga ushqimi që rrjedhin nga programi i drekës falas, përgatitja neglizhente e ushqimit është përmendur si një shkak i dyshuar, shkruan BBC.
Maqedonci dhe Vengu vizitojnë forcat shqiptare dhe kosovare ...
U rrëzua dhe dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë, v...
Rama homazhe në varrin e Papa Françeskut: Mik i paharruar i ...
Stanislav Petkov është goditja e radhës e Ballkanit
Osmani takoi Kryeministren e Mozambikut, Maria Benvinda Levy
Aksion policor në shkollat e Vushtrrisë, sekuestrohen thika ...