Kancelarja gjermane, Angela Merkel është duke përjetuar një krizë politike, pasi negociatat për formimin e qeverisë përmes koalicionit kanë dështuar.
Gjermania shumë shpejt mund të thërrasë për zgjedhje të jashtëzakonshme, transmeton portali arbresh.info
Një kërkesë të tillë e ka edhe liderja e AfD-së, Alice Weidel, e cila ndër të tjera ka theksuar se “koha e Merkelit ka mbaruar”.
“Ky është një rezultat i pastër dhe ne jemi duke u përgatitur që të jemi një opozitë e zëshme në Bundestag”, ka shtuar ajo.
Në një intervistë për Deutsche Welle, ajo ka theksuar se partia e saj kërkon që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Gjermania nuk ia ka dalur që të formojë qeverinë që nga zgjedhjet e 24 shtatorit./arbresh.info/
U raportua i zhdukur, gjendet personi në Zveçan
Manipulimet me vota, nisin hetimet edhe në Gjilan
Çmimet e arit dhe argjendit kolapsojnë: A duhet të blini apo...
Therja me thikë në Fushë Kosovë, arrestohen katër persona
Tri transferimet që Flick kërkon nga Barcelona gjatë verës
“E urrej veten”, Benita i bie pishman që ka shprehur pëlqim ...