Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis ka arritur në Kabul, në një vizitë të paparalajmëruar për të vlerësuar gjendjen e luftës dhe mundësitë për të tërhequr disa luftëtarë talibanë në bisedimet e paqes me Qeverinë afgane.
Vizita e Mattis në Kabul vjen në kohën kur Shtetet e Bashkuara po bëjnë përpjekje të tjera për t’i dhënë fund luftës.
Mattis u ka thënë gazetarëve se ai mendon se fitorja është ende e mundur, duke nënkuptuar me këtë një marrëveshje politike me talibanët.
Shtetet e Bashkuara kanë marrë sinjale nga disa elemente të talibanëve dhe po shikojnë mundësinë e bisedimeve për t’i dhënë fund luftës 16 vjeçare, ka thënë Mattis.
“Ka interes nga ana e talibanëve”, u ka thënë shkurt gazetarëve sekretari Mattis, përpara se të arrinte në Kabul, transmeton Rel.
“Kemi disa grupe të talibanëve – grupe të vogla – që kanë shprehur interesimin e tyre për të biseduar”.
Mattis pritet të takohet me gjeneralin John Nicholson, një komandant i lartë amerikan në Afganistan si dhe me presidentin Ashraf Ghani./Telegrafi
Rutte: NATO duhet të rrisë prodhimin e mbrojtjes përballë kë...
Sot viziton Kosovën ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nuf...
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite dërgimi i FSK-së në Gaza
Presidentja në detyrë sot bën homazhe në Poklek e Çitakovë
Sot seanca e fundit për rastin e Liridona Ademajt, thuhen fj...
Të premten mot me diell dhe vranësira