“Kujdes”, paralajmërojnë sot mediat greke, qytetarët që po japin ndihma në para për viktimat e tragjedisë në Mati.
“Kujdes”, sepse mashtrues kanë nisur të hapin llogari bankare për të mbledhur ndihma gjoja për viktimat e zjarrit dhe të përfitojnë kështu, donacione të majme nga brenda dhe jashtë vendit.
Zëdhënësi i qeverisë, Dimitris Tzanakopolous, ka bërë një njoftim të veçantë të Ministrisë së Financave, caktimin e një llogarie bankare zyrtare për të gjithë ata individë dhe subjekte, brenda dhe jashtë vendit, që do të solidarizohet me viktimat e tragjedisë.
Po ashtu, Kryqi i Kuq i Greqisë ka hapur një llogari bankare për ata që do të duan të kontribuojnë për njerëzit e prekur nga fatkeqësia.
PDK mban sot konferencë për media
FSHF i uron mirëseardhje Bujar Pllanës dhe Stavro Pilos me n...
Haxhiu: Bombardimet e NATO-s mbi objektivat serbe ndryshuan ...
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit që kanosi dëshmitarin...
Deputeti i VV-së për Kurtin: Është shumë i butë, i hareshëm ...
“Kur thërret Kombi” – Ramadani lë bashkëshorten në maternite...