Nëntë persona janë vrarë në dy sulme në Ciudad Juarez, në veri të Meksikës, pas të shtënave gjatë natës dhe funeralit pasues të një njeriu që u vra, tha të shtunën zyra e prokurorit lokal.
Sulmi i parë u regjistrua të premten gjatë natës në shtëpinë ku kanë qëndronin të afërmit e të ndjerit. Në të humbën jetën tre persona.
Trupi më pas u transportua në një tempull të shtunën, ku një grup burrash të armatosur ndërprenë procesionin e varrimit dhe hapën zjarr, duke vrarë gjashtë persona të tjerë.
Në total viktimat janë gjashtë burra, dy gra dhe një fëmijë.
Dy persona u plagosën gjithashtu në dy sulmet, tha në një deklaratë zyra e prokurorit të shtetit Chihuahua në veri të Meksikës.
Ciudad Juarez, i vendosur në kufirin me SHBA-në përballë El Pasos, Teksas, është një nga qytetet më të dhunshme në Meksikë.
Më shumë se 1,400 vrasje u regjistruan atje në vitin 2021, shumica e tyre në përleshje të përgjakshme midis bandave rivale të kontrabandës së drogës. /ora news/
Uji vërshon brenda bizneseve në Gjirokastër
Barcelona merr një ofertë prej 100 milionë eurosh për Raphin...
JD Vance ishte “skeptik” ndaj operacionit për kapjen e Nicol...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
BE: Evropa e gatshme të zotohet për garanci ligjërisht dhe p...
Reshje të dendura në Vlorë, dëmtohen banesa dhe çahen rrugët...