Martin Schulz, personi më i dështuar në Gjermani

BERLIN, GERMANY - NOVEMBER 27: Martin Schulz, leader of the German Social Democrats (SPD), speaks to the media following a meeting of the SPD leadership on November 27, 2017 in Berlin, Germany. Schulz announced the SPD is ready to meet with the German Christian Democrats (CDU) of Chancellor Angela Merkel, as well as with Bavarian Christian Democrats (CSU) over a possible coalition government this coming Thursday at the invitation of German President Frank-Walter Steinmeier. Coalition talks collapsed last week between the CDU, the Bavarian Christian Democrats (CSU), the Greens Party and the Free Democratic Party (FDP). (Photo by Sean Gallup/Getty Images)

21:20 | 28 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Kreu i socialdemokratëve në Gjermani, Martin Schulz është shpallur personi më i dështuar politikisht  në vendin e tij për vitin 2017.

Sipas anketës së kryer nga Kantar Emnid dhe Funke Meidengruppe, 67 përqind e të anketuarve e kanë quajtur Schulz si humbësin më të madh të këtij viti, shkruan “Politico”, transmeton portali arbresh.info

Një tjetër 23% e kanë quajtur  atë fitues, pavarësisht se Schulz kryesonte partinë e tij në rezultatet më të këqija të zgjedhjeve në historinë gjermane të pasluftës në shtator.

Sondazhi, i cili anketoi më shumë se 1 mijë persona, ka pyetur njerëzit për 10 politikanët e profilit në lartë në vend.

Përpos Schulz, edhe Angela Merkel është quajtur si dështuese, pasi 53 përqind e të të anketuarve thanë se ajo ka patur një vit të keq, ndërsa 41% thanë se “2017-ta ishte vit i mirë për Merkelin”./arbresh.info/