Një ndihmës i lartë i fushatës presidenciale të Hillary Clinton tha se e ishte një “çështje e hapur”, nëse këshilltarët e presidentit të sapozgjedhur Donald Trump kanë komplotuar me Rusinë për hakerimin e emailëve në Partinë Demokratike të cilat ndikuan në zgjedhjet e 8 nëntorit.
Kryetari i fushatës së Clinton, John Podesta tha se kishin prova që bashkëpunëtorët e Trump kanë pasur kontakt me një zyrtar rus të inteligjencës, transmeton arbresh.info.
“Ende nuk dihet nëse kanë pasur një marrëvjeshje të fshehtë. Mendoj se diplomatët rusë kanë theksuar pas zgjedhjeve se ata kanë qenë në komunikim me personelin e fushatës së Trump,” ka thënë Podesta gjatë programit të mëngjesit në NBC.
I pyetur nëse zgjedhjet ishin të lira dhe të ndërshme, Podesta tha ‘mendoj janë shtrëmbëruar shumë nga ndërhyrja e Rusisë’.
Ekipi i Trump nuk ka komentuar asgjë në lidhje me komentet e bëra nga Podesta, por në një intervistë të veçantë, lideri i fushatës së Trump, Reince Priebus hodhi poshtë akuzat se Trump ose bashkëpunëtorët e tij ishin në kontakt me rusët gjatë sulmit./Arbresh.info
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...