Komisioni Evropian, ende nuk ka një qëndrim për marrëveshjen e nënshkruar të hënën mes Shqipërisë dhe Italisë për krijimin e kampeve të refugjatëve.
Një zëdhënës i Komisionit Evropian ka deklaruar për mediat italiane se autoritetet e Brukselit janë në kontakt me palën italiane për të mësuar më shumë detaje për paktin e arritur mes dy shteteve.
Zëdhënësi i KE shprehet se “para se të komentojmë më tej, duhet të kuptojmë se çfarë saktësisht synojmë të bëjmë”, shkruan EuroneWs.al.
Zyrtarët e Komisionit Europian konfirmojnë se janë vënë në dijeni për marrëveshjen mes dy shteteve përpara se ajo të firmosej në Romë nga kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja e Italisë, Xhorxhia Meloni.
Marrëveshja u bë e ditur ditën e hënë nga kryeministrja e Italisë gjatë konferencës për media me homologun shqiptar.
Gjatë fjalës së saj, Meloni tha se pakti i nënshkruar mes Shqipërisë dhe Italisë është një model bashkëpunimi që mund të përdoret edhe nga vendet e tjera të Bashkimit Evropian, për t’u përballur me krizën e emigrantëve.
Aksident me fatalitet në Prizren, vdes një 29 vjeçar
Lirohet Gjesti
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private
Sulme me dronë godasin rafineritë kryesore të naftës në Kuva...
Në ditën e fundit të Ramazanit, mijëra myslimanë luten në Qa...