Michel Barnier, negociatori i Bashkimit Evropian për daljen e Britanisë nga blloku – proces i njohur si Brexit, shprehu optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje me Britaninë brenda 6-8 javësh, mbi kushtet e divorcit.
“Duhet të arrijmë një marrëveshje para fillimit të nëntorit, mendoj se është e mundur”, tha Barnier në një konferencë për media në qytetin Bled të Sllovenisë.
Brukseli dhe Londra janë duke punuar për të arritur marrëveshje mbi kushtet e largimit të Britanisë nga BE-ja më 29 mars të vitit 2019.
Dy palët kanë caktuar mesin e tetorit si afat për finalizimin e marrëveshjes, por Barnier ka thënë me javë të tëra se kjo datë mund të kalojë.
Më herët, ai ka thënë se marrëveshja do të jetë e nevojshme deri në mes të nëntorit, për të ofruar kohë për procedurat e kërkuara të ratifikimit.
Për rreth 85% të marrëveshjes së Brexit-it është rënë dakord, tha Barnier në Bled.
Sipas tij, mbeten ende çështje të mëdha për t’u negociuar, përfshirë këtu çështjen e kufirit irlandez, indikacionet gjeografike, të cilat specifikojnë origjinën e mallrave të caktuara bujqësore, dhe rolin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë./tch/
Mesha e Pashkëve, Ipeshkvi Gjergji: Bëj thirrje për paqe, pë...
Si mund të tërhiqet një vend nga NATO?
Mot me diell sot në Kosovë, temperaturat 18 gradë celsius
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër