Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe Boris Johnson ka sfiduar SHBA-të për të treguar se ka një alternativë më të mirë për marrëveshjen me Iranin që kufizon programin e saj bërthamor.
Johnson theksoi se Irani ishte plotësisht në përputhje me të, transmeton portali arbresh.info
Presidenti i SHBA Donald Trump dëshiron të ndryshojë marrëveshjen ose të tërhiqet prej saj.
Në tetor, ai refuzoi të ricertifikojë për Kongresin se Irani ishte në përputhje, duke e akuzuar atë se nuk është duke e zbatuar deri në fund marrëveshjen.
Ai pritet të vendosë të premten nëse do të shtrijë lehtësim nga sanksionet ekonomike të Shteteve të Bashkuara të imponuara ndaj Iranit që ish-Presidenti Barack Obama autorizoi.
Sanksionet kishin larguar bankën qendrore të Iranit nga sistemi financiar ndërkombëtar dhe vendosën dënime për blerjen e naftës iraniane, duke dëmtuar ekonominë e vendit./Arbresh.info/
Fisnik Asllani flet për golin e bukur, humbjen ndaj Mainz 05...
LVV: Pashkët na rikujtojnë fuqinë e shpresës, ringjalljes dh...
Këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të parë
Një i dyshuar në kërkim, pas të shtënave me armë pranë Shtëp...
Çfarë dihet rreth operacionit për shpëtimin e pilotit amerik...
Zjarr në një apartament në Tiranë