Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, ka lëshuar një kërcënim të ri për Europën, duke sugjeruar se ajo u “kërkoi” liderëve të BE-së që të ndihmonin në fillimin e bisedimeve për Brexit.
Për herë të parë ajo ka treguar se nuk është arritur asnjë marrëveshje mbi tregtinë dhe se nuk do të arrihet deri në verën e ardhshme, ndërsa ka theksuar se Britania do të largohet nga BE-ja në mars të vitit 2019 pa periudhë tranzicioni, transmeton portali arbresh.info
Kryenegociatori i BE-së, Michael Barnier, tha se ekipi i tij tashmë është duke punuar në një traktat për Brexit, ndërsa ka shtuar se janë “duke u bërë përparime”.
May para deputetëve ka theksuar se do të ketë një periudhë, ndërsa ka hedhur poshtë afatin e BE-së që deri në tetor të vitit të ardhshëm të arrihet një marrëveshje tregtare./arbresh.info/
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania