
Former French prime minister and candidate for the left wing primaries ahead of France's 2017 presidential election, Manuel Valls looks on as he announces his campaign program, on January 3, 2017 in Paris. / AFP / ALAIN JOCARD (Photo credit should read ALAIN JOCARD/AFP/Getty Images)
Ish-kryeministri francez, Manuel Valls, është shprehur kundër anëtarësimit të Turqisë në BE. Ai këtë koment e ka bërë pasi ka paraqitur programin e tij zgjedhor.
Ai gjithashtu ka theksuar se nëse zgjidhet president i Frances, ai do të mbajë deficitin publik të vendit nën 3% të prodhimit ekonomik dhe ka theksuar se do të mbyllë hendekun e pagave mes burrave dhe grave, transmeton arbresh.info.
Valls është zotuar se do të shtojë ‘një kartë të sekularizmit’ në Kushtetutë për ruajtur ndarjen mes kishes dhe shtetit.
Ai shtoi se do të ruajë 35 orëshin e punës në javë, duke e hedhur poshtë ‘idenë e tij’ të dhënë në vitin 2012 kur tha se do ta largonte atë.
Raundi i parë i zgjedhjeve për kandidatët presidenciale të vendit nga ana e majtë është më 22 janar, ndërsa debati i parë televiziv pritet të mbahet me 12 janar.
Sipas sondazheve të fundit Valls është në pozitë të mirë./Arbresh.info
Forcohet koordinimi doganor mes Kosovës dhe Shqipërisë
Intervistohet dhe lirohet nga Policia profesori që eksperime...
Princi Harry vizitë në Kiev, kërkon nga Putini të ndalë luft...
BE-ja miraton zyrtarisht kredinë për Ukrainën dhe paketën e ...
Kuvendi nesër mban dy seanca
Mbahet seanca ndaj të akuzuarës për spiunazh Jelena Gjukanov...