Manchester United duket se kanë gjetur zëvendësuesin e mesfushorit spanjoll, Juan Mata.
‘Djajtë e kuq’ i janë bashkuar garës me Wolverhampton për shërbimet e anëtarit të Benfica, Joao Felix, shkruan “The Sun”, transmeton lajmi.net.
Tinejxheri i Benfica ka qenë target i shumë skuadrave, pasi pati sukses të madh në sezonin e tij të parë me gjigantin e Portugalisë.
19 vjeçari po shihet si zëvendësuesi i spanjollit Mata, dhe në kampin e United ka interesim të madh për të.
Joao Felix ka shënuar shtatë gola dhe ka regjistruar 3 asistime në 16 ndeshjet e para me Benfican këtë sezon.
Ai po krahasohet edhe me legjendën e Benfica, Rui Costa dhe me Bernardo Silvan nga komentatorët portugez.
Transferimi i Felix do t’i kushtonte Manchester Unitedit afër 55 milionë euro.
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
“Mallkimi” i Krishtlindjeve – A do të arri...
Gmail po ndryshon rregullat? Adresa juaj e email-it mund të ...
Dehidratimi në dimër mund të ketë pasoja serioze: Ja sa ujë ...