Këta janë dy burra 37-vjeçarë që janë të njohur për policinë vendore për lidhje me krimin e organizuar.
Daphne Caruana Galizia vdiq kur makina e saj u hodh në erë në 16 tetor 2017.
Në dhjetor të të njëjtit vit, tre të tjerë u akuzuan për vrasjen, njofton Hbl, transmeton RTKlive.
Gjatë intervistimit nga organet policore të martën në mëngjes, njëri prej tyre, Vincent Muscat, pranoi se ai kishte vrarë gazetaren dhe u dënua me 15 vjet burg.
Dy të tjerët mbeten në paraburgim. Vrasja e gazetares gërmuese ka shkaktuar valë protestash nëgjithë vendin.
Disa udhëheqës të lartë të biznesit dhe politikanë janë detyruar të japin dorëheqjen nga aktivitetet publike pas atentatit.
Nga këto protesta edhe kryeministri i atëhershëm Joseph Muscat (i cili nuk ka lidhje me të dënuarin) u detyrua të japë dorëheqjen.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit