Podgorice—Ivan Popovici (37) nga Berani është arrestuar ne kryeqytetin e Sirise Damask ku policet i gjeten jo vetëm armë por edhe drogë.
Armë dhe drogë, Popoviçi u arrestua në aksionin e planifikuar, pasi qe komiteti lokal i Sirisë ka pasur informacion rreth kontrabandisteve te lëndëve narkotike dhe të armëve për “ lirinë e ushtrisë se Sirisë”.
Në mesin e tyre është gjetur edhe qytetari i Malit të zi, për lëvizjet e tij konfirmon gazeta e Podgoricës “Dan”.
Në fillim të arrestimit, sikurse që është bërë e ditur, tek ai janë gjetur 6,2 kilogram heroinë, 23 kilogram të eksplozivit trotil dhe 137 kapsula të cilat përdoren për detonim të eksplozivëve.
Ai është arrestuar ne kombin e tipit “Mercedes Vito” me targa të regjistruara të Malin e Zi por thuhet që targat janë të përpunuara ne Siri.
Pas arrestimit Popoviçi është dërguar në burg, ku aty do të pret deri sa të caktohet gjykimi i tij rreth ndihmës së terroristëve dhe kontrabandim.
Parandalohet një rast i kontrabandës në Leposaviq, konfiskoh...
Kurti: Vladimir Putin është i obsesionuar me Kosovën, përmes...
Suedia synon të bëhet vendi i parë në Evropë “pa duhanpirje”
Kryeministrja e Serbisë e gatshme të jap dorëheqje, nuk e le...
Gjeraj: Për Lirin jam i gatshëm të vdes
Verstappen arrin edhe fitoren e pestë