Fshehja në frigorifer ishte menduar si një hile dinake për të shmangur mbikëqyrjen nga policia anti-mafias.
Një bandë e mafiozëve kishte mbajtur takimet e tyre brenda një frigoriferi gjigand në një qytet në Sicili, ku ata ishin të bindur se muret e trasha izoluese do të mbronin ata nga përgjimi i policisë, transmeton arbresh.info.
Por detektivët u kishin çuar dëm takimet e fshehta që u mbajtën rregullisht në ruajtësin e madh të frutave dhe perimeve kur kishte futur një pajisje regjistrimi brenda, në një operacion që ata e kishin quajtur me emrin e koduar “frigoriferi”.
Takimi gjoja se i fshehtë kishte rezultuar me arrestimin e gjashtë anëtarëve të dyshuar të një klani mafioz të lidhur me Matteo Messina Denaro, një boss i Cosa Nostra që ka qenë në arrati që nga viti 1993.
Vendndodhja e tij është një mister i madh, dhe ikja e tij nga policia ka rezultuar të jetë e suksesshme për më shumë se dy dekada, saqë është quajtur “Fantazma”.
Frigorifer i madh ishte i bashkangjitur me një dyqan të frutave dhe perimeve në qytetin e Alcamo pranë qytetit të Trapani në Sicilinë perëndimore, terren ky që njihet si shtëpi e Messina Denaro./ Arbresh.info
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...