Macron thotë se kjo Francë e bën krenar

08:35 | 15 Dhjetor 2022
K.B

“Ne e mbajmë trofeun dhe, padyshim, Deschamps duhet të qëndrojë. Kjo skuadër e Francës më bën shumë krenar”, kështu ka thënë presidenti i Francës, Emmanuel Macron, pas arritjes së Francës në finale të Botërorit “Qatar 2022”.

Të mërkurën “gjelat” nxorën vizën për finalen e 18 dhjetorit kundër Argjentinës, pasi mposhtën Marokun me rezultat 2-0 me golat e Theo Hernandez dhe Randal Kolo Muani.

“Ne vuajtëm shumë, por pamë një ekip të madh. Një falënderim i madh për trajnerin tonë dhe për këtë ekip, i cili në fakt është një përzierje e disa brezave, dhe kjo është e mrekullueshme”, ka thënë presidenti francez.

Shpërndaje në rrjete sociale