Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se Irlanda ka bërë histori me referundimin për lejim të abortit, duke rrezuar kështu amandamentin kushtetues që ndalonte abortin.
Macron, përmes rrjetit social Twitter tha se “Kjo votë do të qëndrojë si simbol bazik i lirisë së grave”.
Franca, shtet katolik romak, ka legalizuar abortin qysh në vitin 1975.
Irlanda kishte votuar të shtunën një referendum që lejon abortin e grave. Deri më tash, gratë që kanë dashur të kryejnë këtë proces është dashur të udhëtojnë në vende tjera, si dhe mjekët kanë pasur të drejtë në përgjegjësine e embionit sikurse nëna.
Parlamenti Irlandez ka filluar me ndryshimet ligjore lidhur me abortin.
Haxhiu fton qytetarët të mbështesin kandidatët gra të VV-së ...
Kurti: Lidhjet e Prizrenit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Ve...
Prokuroria e Sarandës dërgon për gjykim pesë persona për ndë...
Sulmi rus mbi Kievin vret një person, lë qindra mijëra pa rr...
KQZ: Mbi 1,600 votues kanë votuar deri në ora 09:00 në 24 pë...
Hysen Durmishi inkurajon qytetarët e diasporës të marrin pje...