Banorët e plagosur u dërguan me urgjencë në spitalin Nasser në qytetin Khan Younis, në Gaza, ndërsa të tjerë janë përpjekur të gjejnë strehim pasi Tel Avivi intensifikoi sulmet nga ajri, deti dhe toka.
Stafi mjekësor po përpiqet të përballojë fluksin e madh të plagosurve, në mesin e të cilëve janë edhe fëmijë.
Por zyrtarët palestinezë thonë se sulmet ajrore po shkatërrojnë shtëpi duke vrarë edhe fëmijë.
Shtetet e Bashkuara i kanë bërë sërish thirrje Tel Avivit të tregohet i kujdesshëm për të mos shkaktuar viktima mes civilëve.
Ka tërhequr vëmendjen edhe deklarata e Presidentit francez sipas të cilit synimi i Izraelit për të shkatërruar totalisht Hamasin mund të çojë në një luftë mjaft të gjatë.
“Cili është shkatërrimi total i Hamasit dhe a mendon dikush se është i mundur? Nëse është, lufta do të zgjasë 10 vjet”.
Më shumë se 15,400 palestinezë kanë humbur jetën që nga nisja e luftës./tvklan
Shqipëri, rritje e ndjeshme e investimeve nga Kosova
“Operacion i inskenuar”: Reagojnë gazetarët dhe ...
Conte afër rikthimit të madh tek Italia
Dy avionë u bllokuan, si e nxorën nga Irani komandot amerika...
Trump: Mund të arrijmë marrëveshje me Iranin të hënën
NASA: Artemis II është tashmë më afër Hënës sesa Tokës