Kandidati i pavarur për president të Francës, Emmanuel Macron, ka përshkruar kolonizimin si “krim ndaj njerëzimit” gjatë një vizite në Algjeri gjatë kësaj jave, duke shkaktuar reagime të ashpra nga konservatorët dhe partitë e ekstremit të djathtë.
Macron pa asnjë mëdyshje ka dënuar historinë koloniale të Francës gjatë një interviste të transmetuar në televizionin algjerian Echorouk, transmeton arbresh.info.
“Është krim. Është krim ndaj njerëzimit”, tha ish ministri i ekonomisë. “Është me të vërtetë barbare dhe është pjesë e të kaluarës me të cilën duhet të përballemi duke u kërkuar falje atyre ndaj të cilëve i kemi kryer këto akte”.
Ai gjithashtu shtoi se nuk duhet të harrohen këto ngjarje dhe se Franca ka ndërtuar të drejtat e saj njerëzore në Algjeri.
Ndërsa deklaratat e tij janë kritikuar nga kundërshtarët ku Fillon tha se nuk ka shumë kohë kur Macron kishte pranuar të mirat që sjell kolonizimi, duke shtuar se kjo urrejtje për historinë e vendit nuk është e denjë për një kandidat që konkurron për president të vendit./Arbresh.info
FIFA i kërkon falje Lionel Scalonit të Argjentinës, pas ‘inc...
Shqiptari befason sigurinë italiane, arratiset për herë të k...
“E dhimbshme ta humbasësh titullin për dy pikë” – Vers...
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...