Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka mbrojtur me vendosmëri vlerat e NATO të enjten, duke paralajmëruar se komentet e vazhdueshme që vënë në pikëpyetje angazhimin e Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj aleancës “e dëmtojnë vetë substancën e saj”.
Në një deklaratë publike, Macron ka theksuar se NATO përcaktohen jo vetëm nga veprimet, por edhe nga besimi i ndërsjellë që i mban të bashkuara.
“Unë besoj se organizatat dhe aleancat si NATO përcaktohen nga ajo që mbetet e pathënë – domethënë, besimi që i mbështet ato. Prandaj, nëse hedh dyshime mbi angazhimin tënd çdo ditë, e dëmton vetë substancën e saj”, është shprehur ai.
Presidenti francez ka nënvizuar se të gjithë nënshkruesit e Traktatit të Atlantikut të Veriut kanë marrë përgjegjësi të qarta dhe nuk duhet të japin komente të vazhdueshme për çdo zhvillim global, por të tregohen të gatshëm kur aleatët kanë nevojë.
“Ne duhet të jemi seriozë, dhe nëse doni të jeni seriozë, nuk duhet të silleni duke thënë të kundërtën e asaj që thatë një ditë më parë”, ka deklaruar Macron, duke shtuar se “ka shumë fjalë” në diskursin aktual politik.
Ai ka komentuar gjithashtu situatën në Ngushtica e Hormuzit, duke e cilësuar jorealiste nisjen e një operacioni ushtarak për hapjen me forcë të saj, ndërkohë që paralelisht kërkohet dialog për zgjidhjen e konfliktit.
Ndërkohë, presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar në një intervistë për mediat britanike se po shqyrton seriozisht mundësinë e tërheqjes nga NATO.
Sipas tij, ky qëndrim lidhet me pakënaqësinë ndaj mungesës së gatishmërisë së vendeve aleate për të dërguar anije në Ngushticën e Hormuzit.
Mbyllja e kësaj rruge strategjike nga Irani, si pasojë e tensioneve dhe sulmeve mes SHBA-së dhe Izraelit, ka ndikuar drejtpërdrejt në tregjet globale, duke shkaktuar rritje të herëpashershme të çmimeve të naftës.
Ngushtica e Hormuzit mbetet një pikë kyçe për ekonominë botërore, pasi para nisjes së luftës më 28 shkurt, përmes saj kalonte rreth një e pesta e furnizimit global me naftë.
Nora Gjakova nis një kapitull të ri si trajnere e xhudos në ...
Osmani në mbështetje të fëmijëve me autizëm: Meritojnë mirëk...
Deputetët e PDK, LDK, AAK thërrasin mbledhje të komisionit p...
“Shqipëria gëzon respekt në arenën ndërkombëtare”, Rama: 1.5...
Pas presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, largohet...
Konjufca takon Malajn, theksohet koordinimi i përbashkët në ...