Presidenti francez Emmanuel Macron ka dhënë një deklaratë pas një bisede telefonike me presidentin iranian Masoud Pezeshkian.
Në një postim në rrjetin social X, Macron tha se ka rënë dakord për përshpejtimin e negociatave mes fuqive evropiane dhe Iranit në lidhje me programin bërthamor të këtij të fundit.
“Po e them qartë: Irani nuk duhet të pajiset kurrë me armë bërthamore dhe i takon vetë Iranit të japë çdo garanci se synimet e tij janë paqësore,” shkroi Macron.
Ai shtoi se është i bindur që ekziston një rrugëdalje nga lufta dhe mënyra për të shmangur rreziqe më të mëdha.
Për këtë qëllim, theksoi presidenti francez, Franca dhe partnerët evropianë do të përshpejtojnë negociatat me Iranin./rtsh.al/
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran
Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë...
Plagosje me thikë në Vlorë, qëllohet dy herë 33-vjeçari në a...
3,500 marinarë dhe marinsa amerikanë mbërrijnë në Lindjen e ...