Presidenti francez, Emmanuel Macron, pas takimit me homologun e tij rus, Vladimir Putin, tha se ata kanë zhvilluar ‘një shkëmbin të siqertë’.
Palët diskutuan mbi ‘mosmarrëveshjet’ mes dy vendeve, transmeton portali arbresh.info
Takimi mes dy liderëve u mbajt në pallatin madhështor të Versajes, pranë Parisit.
Macron ka theksuar se do të dëshironte të punonte me Rusinë për konfliktin në Siri dhe në luftën kundër terrorizmit, ndërkohë, Putin shtoi se do të dëshironte të forconte lidhjet ekonomike me Francën, të cilat janë kufizuar në masë të madhe gjatë viteve të fundit.
Presidenti francez, gjithashtu ka akuzuar mediat ruse si ‘Russia Today’ dhe ‘Sputnik’ rreth ndërhyrjes në zgjedhjet presidenciale franceze dhe ka akuzuar agjentët rusë për sulmet kibernetike kundër fushatës së tij.
Tensionet mes dy vendeve janë rritur edhe mbi situatën në Ukrainë dhe Siri, ku Franca dhe Rusia mbështesin anët e kundërta./Arbresh.info
Teknologjia ukrainase e dronëve në rritje
Rama: Siguria ushqimore, sfida kryesore në procesin e negoci...
Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Pris...
BILD: Liverpool ka vendosur që Xabi Alonso të jetë trajneri ...
Bastiset banesa e Shkëlzen Gashit, Policia e Krimeve të Rënd...
Dyshohet se i keqpërdorën 137 mijë euro, aktakuzë ndaj dy zy...