Presidenti francez Emmanuel Macron u bëri thirrje sot homologëve të tij të G20-s që të solidarizohen me vendet e varfra në luftën kundër pandemisë së COVID-19, veçanërisht kur bëhet fjalë për ndarjen e vaksinave të ardhshme.
“Kriza shëndetësore është një provë për G20-n dhe nuk do të ketë përgjigje efikase ndaj pandemisë që nuk është një përgjigje globale”, theksoi presidenti francez në një fjalim virtual me kolegët e tij.
Kreu i Shtetit francez kërkoi fuqimisht që fuqitë më të mëdha të blejnë doza vaksinash në emër të vendeve më pak të zhvilluara.
“Së bashku, ne duhet të hartojmë një mekanizëm dhurimi për vaksinimin e audiencave përparësore në vendet në zhvillim”, shtoi ai.
Samiti, i thirrur me videokonferencë nën presidencën saudite, duhet t’i japë përgjigjen e tij katastrofës ekonomike dhe shëndetësore të shkaktuara nga COVID-19, që ka infektuar më shumë se 55 milionë persona dhe ka vrarë më shumë se 1,3 milionë në të gjithë botën./atsh/
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit