Presidenti francez, Emmanuel Macron zhvilloi bisedë telefonike me homologun amerikan, Donald Trump dhe atë iranian, Masoud Pezeshkian.
“Të dyve, u tregova se vendimi i tyre për të pranuar një armëpushim ishte më i miri i mundshëm”, tha Macron.
“Shpreha shpresën time se armëpushimi do të respektohet plotësisht nga secila palë ndërluftuese, në të gjitha teatrot e konfrontimit, përfshirë Libanin. Ky është një kusht i domosdoshëm që armëpushimi të jetë i besueshëm dhe i qëndrueshëm”, shtoi presidenti francez.
Macron deklaroi se armëpushimi duhet të “hapë rrugën për një negociatë të përgjithshme”, duke siguruar sigurinë për Lindjen e Mesme.
Ai gjithashtu zhvilloi biseda me udhëheqësit e Katarit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Libanit dhe Irakut./abcnews.al
Donnarumma: Italia do të rikthehet e fortë dhe e madhe
57 aksidente e mbi 2500 gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëve n...
Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyr...
Zhduket një vajzë në Gjakovë
Varroset sot 55-vjeçari që humbi jetën në vendin e punës në ...
Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban sot seancë për Kosovën, n...